Lajmet e fundit

Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajloviq ka komentuar humbjen katastrofale ndaj Napolit duke vënë fajet tek ekipi që e drejton dhe ka pranuar se Napoli me meritë ka fituar derbin e së dielës në Serie A.
“E di që është vështirë ta them, por ne sonte humbëm nga ekipi më i mirë.”
"Ishte një humbje e keqe por e merituar. Ata luajtën një ndeshje te madhe. Ata mbyllen hapësirat mire. Ne e dinim potencialin e tyre ofenziv dhe ne duheshim të limitojmë kundërsulmet e tyre."
"Është një situatë e vështirë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë. 100% nuk është e mjaftueshme, ne duhet të japim më shumë. Ne nuk duhet të humbim besimin, duhet të përmirësohemi qe te mos bëjmë gabime që me tepër janë individuale," ka përfunduar Mihajloviq.