Lajmet e fundit
Rosonerët nuk ia kanë dalë të shënojnë sa duhet gola në përballjet e fundit dhe trajneri ka kërkuar që skuadra të jetë e vëmendshme të dielën.

Sinisa Mihajloviq ka kërkuar nga skuadra që të jetë e vendosur dhe e shpejtë në përballje me Hellas Veronan, në mënyrë që të përmirësohen statistikat para portës.
Milani nuk ka treguar lojëra të mira në ndeshjet e fundit duke dështuar që të shënojë gola sa duhet.
Por Mihajloviq beson se skuadra ka talent të majftueshëm në sulm dhe përmirësimet do të fillojnë që nga e diela.
“Duhet që të jemi më të mirë se Verona në secilin aspakt”.
“Lojtarët e dinë këtë gjë dhe se nëse nuk jep 100 për qind nga vetja nuk mposhten as skuadrat më të vogla”.
“E kemi mbrojtjen e tretë më të mirë dhe sulmin e pestë më të mirë, kemi humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit dhe atë si mysafir ndaj Juventusit”.