Lajmet e fundit

Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic ka komentuar rreth skuadrës së tij pas ndeshjes me Mantovan të cilën ekipi i tij e fitoi me rezultatin 2:3.
Specifikisht ai ka folur për Balotellin i cili në ndeshjen e parë pas rikthimit te Milani, shënoi një gol të shpejtë në minutën e tretë dhe më pas asistoi në golin tjetër.
Por pavarësisht kësaj, Mihajlovic nuk është ndarë i kënaqur nga loja që ka treguar Super Mario.
“Sa për Balotellin? Them se luajtëm me një ekip nga Serie C, çka unë shoh është se ai nuk është në formë të mirë por që duhet të përmirësohet”.
Por nuk ishte vetëm Balotelli ai që nuk e kënaqi serbin.
“Sonte disa kanë treguar se nuk merituan të inkuadrohen në fushën e lojës”, ka thënë Mihajlovic.
Ai ka thënë se skuadra e tij ka ende punë për të bërë në fazën e sulmit, shkruan goal.com.
Kurse Balotelli ka thënë se është i kënaqur me golin dhe asistimin, kurse edhe me formën ka thënë se është i kënaqur, transmeton Klan Kosova.