Lajmet e fundit
Gjiganti spanjoll është i interesuar ta gjejë një zëvendësues për portierin e parë, meqë ai i tanishmi sipas të gjitha gjasave do të largohet gjatë këtij afati kalimtar

Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të gardianit të Liverpool, Simon Minglonet, nëse vendos ta shesë Jasper Cillessen për 30 milionë euro.
Cillessen pritet të largohet në kërkim të një pozite titullari, rrjedhimisht largimi i tij do të bëjë që katalunasit të kërkojnë një zëvendësues për Marc-Andre Ter Stegen.
Portieri Wolfsburg Koen Casteels raportohet të jetë i preferuari i Barça, por edhe Mingolet është mundësi, pas kalimit të Alisson në Anfield Road.