Lajmet e fundit

Simon Mignolet si duket po pret që të largohet nga Liverpool-i shkaku i mungesës së minutazhit te ky klub, dhe ka shprehur haptazi dëshirën e tij për të luajtur.
Kjo kampanjë nuk ka qenë fare e mirë për portierin i cili dikur kishte qenë titullar tek Të Kuqtë, por që tani është rezervë e brazilianit Alisson.
"Këtë stinor, ishte diçka mjaft e lehtë për t'u pranuar, por qartazi, do të dëshiroja që të luaja", ka thënë Mignolet për TV Limburg.
"Prandaj vazhdoj të punoj për çdo ditë dhe tentoj që ta ndjek këtë rrugë".
"Nuk e di nëse një largim është i mundur këtë verë, por më kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën time".
"Tani për tani jam i fokusuar në ndeshjet e Liverpool-it dhe Belgjikës. Shohim më vonë".