Lajmet e fundit

Kelmendi ka deklaruar se Prince ishte i fuqishëm dhe krijues i gjithë krijimtarisë së tij.
“Vdekja e tij është humbje e madhe për muzikën”.
Ai e veçon këngën When Doves Cry si një prej më të preferuarave.
Alma Bektashi, artistja kosovare që për vite të tëra është anëtare e jurisë në “The Voice of Albania”, ka thënë për klankosova.tv se Prince ka ndikuar shumë në karrierën e saj.
“Pak më parë e dëgjova se legjenda e muzikës pop ka ndërruar jetë. Ai ka qenë shumë unik, me një stil shumë të veçantë. Këngëtar autorial dhe njeri që e ka evoluar stilin e tij”.
“Jam edukuar me muzikën si të Bowie-t, njashtu edhe të Prince”.
“Muzika ka humbur shumë me vdekjen e tyre”.
Bektashi ka shumë dyshime nëse Prince dhe Bowie kanë lënë pasardhës, duke thënë se muzika e ditëve të sotshme është krejtësisht ndryshe nga ajo e tyre.
“Muzika ka devijuar tepër. Kur e dëgjoj një këngë të re unë nuk dëgjoj asgjë përpos një fjale të vetme”.
“Tekstet e Prince kanë qenë histori në vete. Ai ishte elitë e muzikës dhe e artit”.
Prince vdiq sot në moshën 57 vjeçare, kurse Bowie në moshën 69 vjeçare në janar.
Për Bektashin ata cilësohen si të rinj për të vdekur pasi ende do të mund t’i jepnin shumë gjëra muzikës botërore.
“Kur e mendoj më vjen keq për emrat e shuar pasi nuk e kanë pasur moshën për të vdekur”.
“Muzika e tyre është shkollë në vete”.
Përpos albumit Purple Rain, Bektashi veçon edhe albumin e tij të trembëdhjetë, Diamonds and Pearls.
Klikoni KËTU për ta dëgjuar këngën Diamonds and Pearls.
Madje, edhe në The Voice of Albania, ajo së bashku me ekipin e saj kishte kënduar këngën e famshme të artistit.
Prince ka fituar shtatë çmime Grammy, një Golden Globe dhe një çmim Oscar.
Ai hyri në Rock of Roll Hall of Fame në vitin 2004, kurse cilësohet si një prej 100 artistëve më të mirë të të gjitha kohërave.
Sipas mediave amerikane, ylli i muzikës pop mbylli sytë mëngjesin e sotëm në studion e tij në Minesota, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.
Para gjashtë ditësh Prince u shtrua në spital me simptoma gripi, shqetësim nga i cili vuante prej disa javësh.
Ndonëse fjalia “ai vdiq, por veprat e tij mbeten” mund të tingëllojë klishe, kjo u ka mbetur si ngushëllim adhuruesve të tij.
Prince ka lënë trashëgimi historike për muzikën botërore.
Prandaj do të kujtohet.
Përgjithmonë.
klankosova.tv
http://www.dailymotion.com/video/x4641bm_prince-purple-rain-1984_music