Lajmet e fundit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha kishte premtuar se në rast të kualifikimit të Shqipërisë për në Euro 2016 do të ndërronte stilin e flokëve.
Basha kishte premtuar se nëse Shqipëria kualifikohet tutje ai do të bëhej tullac.
Kështu ai e ka mbajtur fjalën, pasi në ndeshjen Luzern – Vaduz edhe pse nuk pati rastin të luajë, gjatë ngrohjes para një inkuadrimi ai është parë me stilin e ri të flokëve, transmeton Klan Kosova.