Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se kjo legjislaturë e Kuvendit, e cila u shpërnda në mesnatë duhet të njihet si "Legjislatura Karate".
Miftaraj ironizoi me procedurën e nisur nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit, që në fund nuk u bë, në mungesë të kuorumit në Kuvend.
Ai tha se deputeti i LVV-së, Naim Bardiqi, i cili u kap duke i shkruar dikujt në telefon se po e zgjidhnin Presidentin “karate” ka lënë "trashëgimi".
“Legjislatura e dhjetë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë duhet të njihet ndryshe dhe si "Legjislatura Karate”. Naim Bardiqi mbase nuk do të njihet për ndonje punë të mirë si deputet i Legjislatures Karate por së paku ka lënë trashigimi diçka, na tregoi se si mund të zgjidhet Presidenti i Republikes Karate dhe si publiku dhe gazetaret nuk ia respektuan privatesine ne nje vend publik i rrethuar me kamera ne seance plenare”, ka shkruar ai në Facebook transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.