Lajmet e fundit

Menjëherë pas lajmeve që Princi Harry dhe Meghan Markle do të shpërnguleshin nga “Kensigton Palace”, shumë thashetheme apo citime nga burime të afërta me ta, hodhën tezat që e gjithë lëvizja po bëhej për shkak të marrdhënies së keqe mes dukeshave.
Gjithsesi ditën e djeshme Kate Middleton i ka dhënë fund këtyre fjalëve, në mënyrën më të ëmbël të mundshme, vetëm siç ajo di të bëjë. Duke vizituar qytetin e Leicester-it së bashku me Princin William, ku bën homazhet për tragjedinë e aksidentit me helikopter në të cilin u përfshi presidenti i ndjerë i klubit të futbollit të qytetit, ajo bëri një bisedë të shkurtër me një kalimtare të rastit.