Gjiganti i teknologjisë, Microsoft, ka tërhequr nga tregu Internet Explorer, pas gati 27 vjetësh.
Internet Explorer, me kalimin e viteve, u bë i famshëm me performancën e ngadalshme, i ngathët dhe jo i besueshëm në krahasim me uebsajtet e rinj si Chrome dhe Firefox.
Famëkeq për mesazhin e tij, "Internet Explorer has stopped working", uebsajti ishte i prirë për të rënë nga sistemi rregullisht.
Internet Explorer u lëshua për herë të parë në vitin 1995 si pjesë e paketës shtesë për Windows 95. Kërkesa e Microsoftit për prodhuesit e kompjuterëve për të përdorur shfletuesin si kusht për përdorimin e Windows e futi kompaninë në beteja ligjore në Evropë dhe SHBA.
Internet Explorer ishte uebsajti më i përdorur në fillim të viteve 2000, me një kulm prej rreth 95 për qind të përdorimit deri në vitin 2003, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.
Përdorimi i tij ka rënë me lansimin e zgjidhjeve të reja dhe mungesën e përputhshmërisë së tij me sistemet operative celulare si Android dhe iOS.
Sot, Google Chrome dominon tregun botëror të uebsajteve.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.