Vokalisti i Rolling Stones, Mick Jagger, i është kthyer skenës për herë të parë që kur u operua në zemër.
Legjenda britanike ditë më parë publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqej duke ushtruar me anëtarët e tjerë të bendit për koncertin e tyre në “Chicago’s Soldier Field”.
Ndërkaq 75 vjeçari shkëlqeu të premten pas rikthimit të bendit britanik në turneun që e kishin shtyurë shkaku i gjendjes së Jagger.
Jagger raportohet të ketë vrapuar rreth e rreth skenës dhe kishte vallëzuar për 60 mijë persona, duke iu thënë se ndjehej mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=wGg3TZstEwI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.