Mick Jagger kaloi kohë të mirë me dy vajzat e tij, Georgina dhe Jade, një muaj pas operimit në zemër, transmeton Klan Kosova.
Frontmeni i Rolling Stones, dukej mirë krah vajzës së tij Georgina.
Këngëtari pati të veshur një bluzë të kaltër dhe pantallona të zeza.
Mick Jagger i është nënshtruar një operacioni të zemrës në prill të këtij viti, pasi anuloi disa koncerte. Grupi legjendar shtyu turneun në Amerikën e Veriut, për të lejuar që Jagger të shërohej.
https://www.instagram.com/p/BxSXK6nnhMU/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.