Mick Jagger po rimëkëmbet pas operacionit në zemër.
Këngëtari 75 vjeçar u detyrua ta shtynte turneun e ardhshëm të Rolling Stones pasi u diagnostikua me një sëmundje të pazbuluar, transmeton Klan Kosova.
Për të trajtuar sëmundjen, Mick vendosi një stent në zemrën e tij gjatë një operacioni që u krye në New York.
Fatmirësisht, Mick po bëhet mirë.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Tani ndihem shumë më mirë dhe gjithashtu faleminderit stafit të spitalit për të bërë një punë të mrekullueshme”, ka thënë Mick përmes llogarisë së tij në Twitter.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.