Michael Jordani po qëndron për momentin në Itali, me sa duket për pushime.
E një video po shpërndahet në internet ku disa fansa e kanë përcjellë legjendën e basketbollit botëror por e kanë ngacmuar po aq sa e kanë lartësuar.
Ata kanë imituar dhinë teksa i kanë vajtur pas Jordanit i cili i injoronte.
Në anglisht fjala “goat” do të thotë “dhi”, e shkronjat e para të “më i miri i të gjitha kohërave (the greatest of all time) e formojnë fjalën ‘goat’.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.