Lajmet e fundit

Legjenda e NBA-së dhe gjashtë herë kampioni i ligës, Michael Jordan, do të rikthehet në basketboll, por këtë herë jo si lojtar.
Ai do të jetë pjesë e ekipit të NBC si "kontribues i veçantë" për transmetimin e ndeshjeve të NBA-së, pasi rrjeti televiziv do të nisë sërish transmetimin e takimeve të ligës më vonë gjatë këtij viti, transmeton klankosova.tv
Ky bashkëpunim shënon një kthim të rëndësishëm për Jordanin në skenën e basketbollit, duke sjellë ekspertizën dhe përvojën e tij unike në analizat dhe komentet gjatë sezonit.