Lajmet e fundit

34 vjeçari nga Gana, Michael Essien ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e tij të ri indonezian, Persib Bandung, me opsion zgjatjen e kontratës.
Ish-futbollisti i Chelseas dhe Real Madridit së fundi kishte luajtur për Panathinaikosin e Greqisë, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
“Shpresoj që të jem prelud i futbollistëve të tjerë botërorë që transferohen në Indonezi”, tha Essien në ueb-faqen e klubit.
Essien për Chelsean kishte 250 paraqitje në të gjitha garat.