Lajmet e fundit

Aktori i famshëm, Michael Douglas, është nderuar me yll në Hollywood Walk Of Fame, ku këtë moment e ndau me personat që do më së shumti, transmeton Klan Kosova.
Douglas u bashkua me disa nga anëtarët e tij më të afërt të familjes duke përfshirë edhe gruan e tij Catherine Zeta-Jones, djalin Cameron Douglas dhe babai i tij 101-vjeçar dhe aktori Kirk Douglas - yllin e të cilit në Walk of Fame ishte afër.
Michael dhe Catherine kanë dy fëmijë së bashku, djalin Dylan, 18 vjeç dhe vajzën Carys, 15 vjeç.
Gjithashtu aktori ka edhe një djalë Cameron, 39 vjeç, me gruan e parë Diandra Luker.

