Michael B.Jordan ka folur rreth marrëdhënies së tij me të dashurën Lori Harvey.
Në një intervistë të re për People, aktori 34 vjeçar tha se po ndjehet shumë i lumtur me të, transmeton Klan Kosova.
“Unë vazhdoj të jem privat, dhe dua ta mbrojë këtë. Jam jashtëzakonisht i lumtur”, tha Michael.
Lori dhe Michael ndezën thashetheme për lidhje në vitin 2020 duke e konfirmuar më pas në janar të këtij viti.
Aktori poashtu në intervistë tregoi se pse ai dhe e dashura e tij vendosën ta bëjnë publike lidhjen.
“Për mua ishte momenti, sepse kur rritemi ne kuptojmë se jemi më të rehatshëm në atë që duam të bëjmë”, tha ai.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.