Aktori amerikan, Michael B Jordan, ka një projekt të ri dhe mjaft emocionues për të ardhmen e tij në fushën e aktrimit.
34-vjeçari dhe kompania e tij e prodhimit, "Outlier Society", kanë filluar një serial për një superhero, shkruan Just Jared, transmeton klankosova.tv.
Michael thuhet se është duke punuar në projektin "Black Superman", i cili është përqendruar në karakterin kryesor, Val Zod.
Sipas të dhënave, Val Zod i ka mbijetuar shkatërrimit të planetit të tij dhe pastaj zbriti në Tokë, si dhe ka qenë i fshehur aty derisa u zgjodh për të luftuar me një superhero tjetër.
Michael do të shërbejë edhe si producent në këtë projekt.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.