Michael B. Jordan ka konfirmuar të gjitha thashethemet në lidhje me marrëdhënien e tij me Lori Harvey.
33 vjeçari zbuloi se ai dhe Lori kanë nisur një romancë, përmes fotografive të tyre të përbashkëta në Instagramin e tij, shkruan JustJared, transmeton Klan Kosova.
Michael dhe Lori kanë ndezur thashetheme për një lidhje për muaj të tërë pasi u panë bashkë në një udhëtim dhe menjëherë pas kësaj, çifti festuan edhe Vitin e Ri bashkë.
Nëse nuk e dini, Lori është vajza e komedianit Steve Harvey.
Më parë, ajo ishte e lidhur me reperin Future.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.