Mijëra të burgosur në Mianmar janë amnistuar ose u janë ulur dënimet. Urdhri i faljes nga Min Aung Hlaing është një nga aktet e tij të para zyrtare që kur udhëheqësi i grushtit të shtetit u bë president këtë muaj.
Ky veprim vjen pasi avokati i ish-udhëheqëses së burgosur Aung San Suu Kyi i tha agjencisë së lajmeve Reuters se dënimi i saj është ulur. Ish-presidenti Win Myint, i ndaluar që nga grushti i shtetit i vitit 2021, u fal gjithashtu për dënimet e tij, thuhet në një deklaratë nga presidenca, raporton “
Al Jazeera”, transmeton Klankosova.tv.
Televizioni shtetëror i Mianmarit, MRTV, raportoi se Min Aung Hlaing miratoi një amnisti për 4,335 të burgosur.
Një komunikatë në emër të Min Aung Hlaing tha se “ata që vuajnë dënime me vdekje do t'u ndryshohen dënimet në burgim të përjetshëm”, pa përmendur të burgosur specifikë.
“Presidenti ka falur Win Myint”, thuhet në një deklaratë tjetër nga zyra e Min Aung Hlaing. Win Myint "u fal dhe iu ulën dënimet e mbetura sipas kushteve të caktuara", tha MRTV.
Suu Kyi, 80 vjeç, po vuan një dënim me 27 vjet burg për akuza që aleatët e saj i përshkruajnë si të motivuara politikisht. Dënimi i saj u ul me një të gjashtën, tha avokati i saj për Reuters, por mbetet e paqartë nëse fituesja e Çmimit Nobel për Paqen do të lejohet të vuajë pjesën tjetër të dënimit të saj në arrest shtëpiak.
Min Aung Hlaing e vendosi Suu Kyi nën arrest pas grushtit të shtetit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.