Lajmet e fundit
Francezi është shprehur i tmerruar me ngjarjet e Parisit, ndërsa ka thënë se shpreson që këto gjëra të marrin fund sa më shpejtë.

Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes ka thënë se ndihet shumë i pikëlluar me ato që ndodhën të premten mbrëma në Paris.
Sulmet terroriste në disa lokacione në Paris lanë 130 të vdekur dhe qindra të lënduar, gjë që e ka bërë mbrojtësin të shpërthej.
Ai ka thënnë se çmenduria e ekstremistëve është duke e bërë botën të pajetueshme.
“Ka pak për të thënë. Krejt kjo është shumë e rëndë. Kam fëmijë, jam shumë i brengosur. Në një botë si kjo, nuk mund të planifikohet asgjë. Ata janë të çmendur, është e dhimbshme të shihni një numër aq të madh të vdekurve”.
Mexes po ashtu ka thënë se me këto akte përfundimisht ka filluar lufta, por duke shpresuar që nuk do të zgjas shumë.
“Është e vërtetë, lufta ka filluar, por shpresoj të përfundojë shpejtë. Jo vetëm në Paris, që është shndërruar në qytet shumë të rrezikshëm, por e tërë Franca është në alarm. Më brengos fakti se ku do që të shkoni, në çfarëdo momenti mund të ndodh diçka”