Lajmet e fundit
Ish-trajneri i të rinjve në Old Trafford mendon se 22 vjeçari mund të zhvillohet si asi argjentinas i Barcelonës pasi është shumë inteligjent.

Rene Meulensteen beson se fiziku i Jesse Lingardit nuk e ndalon atë në arritjen e objektivave, pasi mendon shpejtë dhe ka veçoritë e Lionel Messit dhe Andres Iniestas.
Lingard, 22 vjeçar, arriti që të futet në skuadrën titullare në Louis van Gaalit këtë edicion, duke luajtur në nëntë ndeshje dhe impresionuar shumkë.
Meulensteen edhe më parë e ka lavdëruar Lingardin duke e quajtur “Iniesta anglez” ka thënë se mendon që i riu do të ketë të ardhme të ndritur.
“Njerëzit thonë se ai është i vogël, për shkak të perceptimit që ekziston në Premierligë”.
“Por shikoni lotjarët si Iniesta, Xavi, Messi, David Silva e Juan Mata. Ata janë të vegjël, por kjo nuk paraqet problem kur mendon shpejtë, ke këmbë të shpejta dhe zemër të madhe – dhe Jese i ka këto. Ai është brilant”.
“Gjithmonë i kam thënë: “Shiko sa më shumë video të Iniestas duke luajtur”, sepse e shoh atë si Iniestan e Anglisë. Ai ka rrugë të gjatë para vetes, por unë ashtu e shoh”.