Lajmet e fundit

Ta vësh foshnjen e porsalindur në gjumë është një nga sfidat kryesore që prindërit përballen kur e marrin foshnjen e tyre në shtëpi.
Prandaj tregu është i mbushur me pafund lloje të dyshekëve, shtretërve dhe luhatëseve për fëmijë.
Të gjitha këto produkte përpos që kushtojnë shumë, nuk ju garantojnë se i/e vogli/a juaj do të bëjë gjumë të mirë dhe pa shqetësime.
Por çka nëse ne ju tregojmë se ka një metodë shumë më të lehtë që foshnja juaj të flejë shumë mirë?
Infermierja nga Vietnami, Le Thi Ang, që është edhe nënë vetë, ka treguar sekretin e saj me botën përmes një postimi në Facebook, duke këshilluar shumë prindër të rinj, gjithandej globit.
Videoja një minutë e gjysmë, që është parë nga 16 milionë njerëz në gjithë botën, tregon një metodë shumë të lehtë, të thjeshtë dhe të lirë se si ta bëni të porsalindurin të flejë në gjumin e ëndërrave.
Le Thi Anh tregon tre hapa shumë të thjeshtë, të cilët i gjeni më poshtë
Hapi i parë: Merreni një peshqir

Merreni një peshqir të zakonshëm (me madhësi 120X60 cm) dhe bëjëni në formën e një gypi të gjatë.
Sigurohuni që peshqiri është i pastër dhe i butë, preferohet të jetë i larë me detergjent hipoalergjen për foshnje.
Hapi i dytë: Pozicionojeni foshnjen

Siguroheni që rrobat e foshnjes tuaj nuk po i pengojnë lëvizjet e trupit.
Vendoseni foshnjen në krahun e djathtë dhe filloni të mbështillni peshqirin përreth perimetrit të trupit të saj/tij.
Sigurohuni që një pjesë e peshqirit të jetë e vendosur nën qafë, për të mbështetur kokën.
Vendoseni peshqirin mbi dorën e djathtë të të posalinudur dhe nën dorën e majtë. Në këtë mënyrë, mund ta përqafojë peshqirin derisa është i shtrirë në krahë.
Hapi i tretë: Ndihmojeni foshnjen të rehatohet

Në momentin që foshnja juaj është në pozicionin e duhur, sigurohuni që peshqiri të jetë duke e “përqafur” në të gjithë anët.
Përkëdheleni foshnjen tuaj lehtësisht derisa të bie në gjumë, për të cilin jemi të sigurt, se do të jetë një gjumë shumë i rehatshëm.

VIDEOJA: