Lajmet e fundit

Kripa është një nga mëlmesat më të përdorura ashtu si edhe ndër më të vjetrat.
Nuk është shumë e shtrentjë, dhe ka shumë benefite, madje ka edhe benefite që ndoshta nuk i keni ditur, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të shihni disa përdorime të çuditshme të kripës, që ndoshta as nuk i keni menduar ndonjëherë.
Parandalon mykun në perdet e dushit

Lani perdet e dushit me ujë më kripë, dhe nuk do të ketë më asnjëherë myk.
Lehtëson kafshimet e mushkonjave

Për të lehtësuar kruarjet nga pickimet e mushkonjave, thjesht lageni gishtin me ujë, futeni në kripë dhe më pas lyejeni pjesën e prekur.
Shkëlqen enët e bakrit

Të lani enët nga bakri me kripë bën mrekulli. Thjesht përzieni kripën me uthull dhe miell, shtoni lëng limoni dhe më pas vendoseni këtë përzierje në sipërfaqen e bakrit.
Parandalon djegien e tepërt të vajit

Thjesht hedhni pak kripë në fëlteren që ka vaj, para se të vendosni mishin ose peshkun për ta pjekur. Kjo do të bëjë që vaji të mos digjet shumë, dhe të ju spërkasë.
Largon kundërmimin nga këpucët tuaja

Kripa eliminon aromën e keqe nga këpucët ose atletet tuaja. Thjesht vendosni një qeskë të vogël me kripë brenda këpucëve tuaja. Pas disa orëve, këpucët ose atletet tuaja do të kenë aromë të mirë.
Parandalon nxirjen e pemëve ose perimeve pas prerjes

Mbani pemët dhe perimet e juaja të freskëta, dhe që ato të mos bëhen ngjyrë kafe duke i vendosur në një enë me ujë dhe kripë.
Largon erën e qepëve nga duart

Qepa dhe hudhra sado që janë të shijshme, gjithmonë lënë një aromë të pakëndshme në duart e juaja. Megjithatë zgjidhja është shumë e thjeshtë, lani duart tuaja më pas me kripë, dhe shpëlani me ujë.
Pastroni hekurin

Për të larguar ndryshkjen në hekurin tuaj, thjesht vendoseni atë në temperaturën maksimale dhe kalojeni nëpër kripë.