Inflamacioni akut i vrimave të hundës është një problem shëndetësor shqetësues që shfaqet si pasojë e të ftohurës, alergjive apo baktereve.
Në disa raste, ky inflamacion mund të shkaktojë probleme të rënda si meningjiti.Sinoziti akut zgjat për 4 javë ose më pak ndërkohë që sinoziti kronik mund të zgjasë 8 javë ose më shumë.
Lajmi i mirë është që ju mund të përgatisni disa kura të mira në shtëpi për të trajtuar këtë problem shëndetësor.
Banjë me avull
Përdorni tre pika me vaj rozmarine ose pishe së bashku me tre pika me vaj nenexhiku dhe 2 pika vaj eukalipti në një tenxhere me ujë të valuar. Ju mund të përdorni edhe tre pika me vaj rozmarine, me një pikë vaj trumze dhe nenexhiku në ujin e valuar.Mbani kokën mbi ujin e valuar duke e mbuluar me peshqir dhe nuhasni avullin.
Shpërlarja me kripë
Hidhni gjysëm luge çaji me kripë në gjysëm gote me ujë të ngrohtë. Tretësirën mund ta hidhni në një shiringë (pa gjilpërë) dhe të hidhni nga pesë pika në secilën flegër të hundës, duke lehtësuar kalimin e sekrecionit në flegrën tjetër nëpërmjet lëvizjes së kokës. Në këtë mënyrë do të zbusni sinozitin dhe largoni bakteret dhe substancat irrituese nga rrugët e frymëmarrjes.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës është një përbërës natyral me shumë përfitime shëndetësore, përdorni dy ose tre lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar të tretur në një filxhan me ujë që të zhbllokoni rrugët e frymëmarrjes dhe të tresni sekrecionet. Këtë çaj mund ta përzieni edhe me limon dhe mjaltë sipas dëshirës.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.