Lajmet e fundit

Deodorantët janë një zgjidhje shumë e mirë kundër djersës. Por megjithatë, mund të sjellin edhe telashe pasi jo rrallë herë lënë gjurmë në rrobat tona.
Por nëse ndodh një gjë e tillë, mos u ngutni t’i hidhni rrobat ose t’i dërgoni në pastrim kimik të shtrenjtë.
Më poshtë janë disa truqe shumë interesante që do t’iu ndihmojnë të largoni njollat e deodorantit, në mënyrë shumë efektive.
Madje ato nuk janë aspak të shtrenjta dhe mund t’i realizoni lehtësisht në shtëpi, transmeton Klan Kosova.
KËSHILLË: Para se të aplikoni këto metoda në rrobat tuaja, testoni fillimisht në një pjesë të vogël të rrobave (bluzës, fustanit e të tjera).
Detergjent i lëngshëm për enë
Detergjenti i lëngshëm i enëve mund të largojë njollat dhe shenjat e vështira në rroba, përfshirë edhe ato që mbesin nga përdorimi i deodorantëve.
Vendoseni pak detergjent enësh në njollë, fërkojeni pak veshjen dhe lëreni të qëndrojë rreth 30 minuta kështu. Lani si zakonisht më pas rrobat.
Vodka
Vodka është shumë e mirë për eliminimin e njollave të bardha që mbesin pas përdorimit të deodorantit në rroba me ngjyra të errëta.
Për të hequr njollën, vendosni pak vodkë mbi të dhe pritni disa minuta. Efekti do të shihet pothuajse menjëherë.
Ndonjëherë duhet ta lëni vodkën të qëndrojë për një periudhë më të gjatë kohore, por jo më shumë se një orë. Më pas, lani rrobat, si zakonisht.
Përzierje e peroksid hidrogjenit, sodës bikarbone dhe detergjentit të enëve
Për të hequr njollat e vështira dhe erën e keqe, mund të përdorni zgjidhjen e mëposhtme: 4 lugë gjelle peroksid hidrogjeni, 1 lugë çaji detergjent të lëngshëm për enë dhe 2 lugë gjelle sode buke.
Vendoseni përzierjen në njollë dhe lëreni të qëndrojë për disa orë. Pastaj lani rrobat si zakonisht.
Geta të vjetra
A keni veshur ndonjëherë një veshje krejt të re dhe e keni prishur menjëherë me njolla të bardha? Lajmi i mirë është se ju mund të hiqni këto njolla nga deodoranti shumë shpejt.
Krejt çka ju duhet janë getat. Kushti kryesor: duhet të jenë të pastra.
Bëni getat në formë topi dhe fërkoni njollën me të. Mrekullia do të ndodhë. Njolla do të zhduket sikur të mos ekzistonte kurrë.