Një meteorit i rrallë 4.5 miliardë vjeçar që u rrëzua në Tokë në fillim të këtij viti pritet të shfaqet në Muzeun Historik Natyror të Londrës, kur ky atraksion të hapet përsëri të hënën (17 maj) ndërsa do të lehtësohen masat ndaj koronavirusit në Britani të Madhe.
"Meteoriti Winchcombe", siç dihet tani, frymëzoi një kërkim në të gjithë vendin kur u pa duke u djegur në qiell gjatë natës në muajin shkurt.
Ekspertët thonë se mund të përgjigjet në pyetjet kryesore në lidhje me historinë e sistemit tonë diellor dhe jetën në Tokë, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.