Lajmet e fundit

Bendi i fuqishëm Metallica, ka njoftuar se do të sjell albumin e ri i cili i kushtohet viktimave të sulmeve të 13 nëntorit të 2015 në sallën koncertale në Bataclan.
Albumi do të titullohet ‘’ Liberté, Egalité, Fraternité, Metallica! - Live at Le Bataclan, Paris, France - June 11th, 2003’’ këngë të performuara këto live në Bataclan të Parisit, më 11 qershor të 2013, përcjellë Klan Kosova.
Sipas Metallica, të gjitha përfitimet që do të arrihen do të shkojnë në bamirësi për Francën, nismë në kuadër të grupit filantropikë ‘’Fondation de France’’ që ka ngritur fonde për të mbijetuarit dhe për familjet të cilët humbën të afërmit e tyre në sulmet në Paris, shkruan The Guardian, përcjellë Klan Kosova.
Pothuajse 90 njerëz mbetën të vrarë në sulmet e nëntorit në Paris të Francës, ndërkaq albumi i cili do t’i dedikohet këtij rasti tragjik do të publikohet në prill të këtij viti.