“Kur e dëgjoj tani Master of Puppets, vetëm ulem dhe mendoj: çfarë dreqin donim të bënim?”, thotë bateristi i Metallica’s Lars Ulrich.
Pasi kanë kaluar 30-të vjet që nga publikimi i këtij albumi nga bendi më i njohur i muzikës metal në botë, këngët e këtij bendi edhe tingëllojnë shumë të fuqishme.
Master of Puppets, ishte lansuar me 3 mars të vitit 1986 dhe ende mbetet një album muzikor i klasit të lartë sa i përket metalit si zhanër.
Bateristi i grupit thotë për revistën amerikane Rolling Stone, se kur kishin bërë një turne nëpër Europë gjatë vitit të kaluar, kënga Master of Puppets ishte e preferuara e publikut, transmeton Klan Kosova.
Kur ai kujton kohën e grupit në fillimet e tyre, UIrich thotë se ishin shumë të rinj, fëmijë të çmendur që e adhuronin muzikën dhe kështu ia arritën të krijojnë një album që do të mbetej në zemrat e njerëzve.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.