Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, është shprehur i zhgënjyer me mosvotimin e rezolutës së Srebrenicës nga Kuvendi i Shqipërisë.
Meta tha se deputetët të cilët nuk e kanë votuar rezolutën nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar.
"Jam tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor".