Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur veprimin e 42 eurodeputetëve që i dërguan kërkesë presidentit francez dhe kryeministrit holandez për heqjen e vizave për Kosovën për heqjen e vizave ndaj Kosovës.
Ai tha se liberalizimi i vizave duhet të bëhet sa më shpejt për kosovarët duke e cilësuar si domosdoshmëri, njofton Klan Kosova.
"Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.
E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon! ?? ??”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.