Autori i librit "Mësuesi që u bë vrasës", Visar Duriqi ka folur rreth profilit të Nazim Bllacës.
Duriqi i ftuar në emisionin "Ora 7" në KlanKosova tha se Bllaca si profesor i tij, ishte shumë i dashur nga nxënësit duke bërë që ora e tij të jetë atraktive për t'u ndjekur.
"Ka qenë personazh interesant, karizmatik. Pothuajse krejt nxënësit e kanë dashur, ka qenë njëri prej atyre personave që ora e tij, përveç që ke mësu shumë ka qenë edhe gjysma e orës njëfarë 'stand-up' komedie, askush nuk ka tentu me ik nga ora e tij", tha Duriqi. /KlanKosova.tv.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=9gkKycfn0w0
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.