Lajmet e fundit

Shumica e fëmijëve përtojnë të rikthehen në shkollë pas pushimit veror, por një mësimdhënës nga Chicago i ka gëzuar nxënësit e tij rreth rikthimit në mësim.
Një ditë para se të fillonte shkolla, Dwayne Reed, i dërgoi nxënësve dhe prindërve të tyre një videoklip me muzikë rep, në të cilin është vetë ai protagonist.
Teksti i këngës përfshin fjalët” “Mirë se ërdhët në klasën e katërt”, duke e përshkruar se si ai është i lumtur me faktin që do të jetë mësues i tyre, çfarë ata do të mësojnë dhe pak prapavijë të personalitetit të tij.
Mësuesi shpreson ta shfrytëzojë muzikën për t’i ndihmuar fëmijëve në mësim dhe madje e përmend atë në repturën e tij duke thënë se të bërit këngë për të mësuar atë që e dëgjojmë është diçka që ai do të bëjë në klasë.
Qëllimi i Reed është që kjo video t’i tregojë nxënësve të tij që ai është “ shumë i mirë dhe i hareshëm, por në të njëjtën kohë edhe do të mësojnë shumë së bashku”.