Lajmet e fundit
Messi apo Ronado? Kush është mbreti? Apo, ndoshta të dy janë po aq mbretër, thjeshtë të ndryshëm.

Cristiano Ronaldo
Po fillojmë me atë çka të dy bëjnë më mirë: finalizimi. Gjatë dekatës së fundit, të dy kanë shënuar më shumë gola se shumë skuadra të marra së bashku. Prandaj, askush s’ka fituar Top të Artë veç dy kolosëve në katër vitet e fundit.
Portugezi është finalizues solid - është ana e tij më e fortë. Qoftë nga kënde të vështira apo distanca të largta, secili mund të vë bast se Ronaldo s’humbet rastin për të shënuar. Për të realizuar ai mbështetet në forcë, duke u siguruar që gjuajtjet e tij të jenë të pandalshme; zakonisht janë të tilla.
Lionel Messi
Derisa portugezi përdorë forcën për të përfunduar gjithçka, argjentinasi gjuan me precizitet, pothuaj gjithmonë. Katër herë fituesi i Topit të Artë ka teknikë dhe precizitet të jashtëzakonshëm, që i mundësojnë të gjuajë nga pothuaj secila pozitë.
Kjo i mundëson që të shënojë shumë gola, derisa teknika e tij s’duket e mërzitshme me kalimin e kohës – në fakt është si vera.
Driblimi
Cristiano Ronaldo
Dikur, Crisitano Ronaldo ishte një nga dribluesit më të mirë në botë. Gjatë kohës së tij tek Sportin e United, ai merrte topin thellë në zonën, për të vrapuar, dribluar e shënuar gola. Aftësitë e tij u shkaktonin makthe mbrojtësve kundërshtarë.
Por, ai s’është më i njëjti. Ronaldo rrallherë bën ndonjë driblim. Duket se stili i tij është bërë i parashikueshëm nga mbrojtësit, ndaj tani ai s’është i interesuar të vazhdojë me këtë gjë.
Sezonin e shkuar CR7 ka realizuar vetëm 1,5 driblime për ndeshje.
Lionel Messi
Messi është dribluesi më i mirë në botë. Aftësia e tij për të mbajtur topin afër këmbës është e jashtëzakonshme - duket sikur ai është zgjatim i trupit të tij.
Kjo ka bërë që ai në këtë aspekt të jetë më i mirë se secili, madje edhe se Ronaldo.
Messi ishte i treti për nga driblimet sezonin e shkuar, duke realizuar mesatarisht 4,6 të tilla për ndeshje.
Loja në ajër
Cristiano Ronaldo
Ai nuk kërcen, por fluturon. Portugezi është ndoshta futbollisti më i jashtëzakonshëm në ajër ndonjëherë. Teknika e tij e përkryer e kërcimit i bën të mundshëm qëndrimin e gjatë në ajër, ndërsa saktësia e goditjes bën që topi të përfundojë në rrjetë shumicën e herëve.
Në këtë aspekt, Ronaldo është shumë herë më i mirë se Messi.
Lionel Messi
E vetmja mungesë, nëse mund ta quajmë kështu, e Messit është loja në ajër. Messi mund të shënojë në tokë, por në ajër(emm, rrallë, shumë rrallë).
Megjithatë, ai ka përmirësuar statistikat nga loja në ajër sezonet e fundit, por është larg nivelit të kërkuar.
Pasimet
Cristiano Ronaldo
Sa luante Manchester Untied, pasimet ishin diçka pothuaj e panjohur për të. Por, tani CR7 pason më shpesh, duke përfshirë bashkëlojtarët në pothuaj secilin aksion.
Megjithatë, pasimet e tij s’janë siç do të duhej t’i kishte një futbollist i kalibrit të tij. Rrallë ndodhë që ai të dërgojë topa të gjatë, ose prekje të sakta. Pas shumë vitesh në këtë nivel, mund të themi që pasimet janë pika më e dobët e tij.
Lionel Messi
Ka pak futbollistë që janë aq të rrjedhshëm në pasime sa Lionel Messi. Mendja brilante e argjentinasit krijon shansa, të cilat më pas i kthen në veprim.
Mbajtja e topit afër këmbës i krijon mundësi që të lëvzië në hapësira të ngushta dhe të pasojë me saktësi maksimale. Ai mund të rrethohet nga shumë mbrojtës, por kjo s’e ndalon që të pasojë në ndonjë nga mënyrat brilante të tij.
Shpejtësia
Cristiano Ronaldo
Një nga pikat e tij të forta është shpejtësia. Ai mund të tejkalojë pothuaj secilin mbrojtës. Muskujt e tij i lejojnë që të çajë përpara si rrufe në sulm.
Mënyra se si ai vrapon i bën të mundshëm që t’i bëjë këto gjëra, por jo edhe të jetë efektiv në hapësira të ngushta veprimi.
Lionel Messi
Argjentiasi është gjithashtu i shpejtë, por krejt i ndryshëm në mënyrën e vrapimit nga portugezi.
Ai vrapon me hapa më të shkrutër – normalisht aq sa i lejon gjatësia – gjë që i lejon të kthehet më lehtë.
Pranimi i topit
Cristiano Ronaldo
Pranimi i topit është i rëndësishëm për çdo futbollist; që në njëfarë mënyrë tregon mençurinë e tij. Kushdo që ka luajtur futboll e di sa e vështirë është të kontrollohet topi që vie.
Ronaldo pranon topin mirë, jo shkëlqyeshëm, as mrekullueshëm. Ai mund të kontrollojë topin, por jo edhe të krijojë raste nga kjo gjë. Por, kur duhet gjuajtur me të parën, s’ka si ylli i Real Madridit.
Lionel Messi
Ka pak futbollistë që e pranojnë topin më mirë se Messi. Secilën herë që ai pranon topin, ai krijon hapësirë për veten dhe kundështarët.
Nga ana tjetër, para golit, kur duhet gjuajtur me të parën, Messi s’është aq i mrekullueshëm. Aftësia e Ronaldos për të perceptuar golin është më e mirë se ajo e argjentinasit.
Këmba e “majtë”
Cristiano Ronaldo
Këmba më e dobët e ish lojtarit të Unitedit, është po aq e fortë sa ajo e forta – e djathta. Forca e gjuajtjeve të Ronaldos me të majtën shpesh i ka lënë njerëzit gojëhapur.
Megjithatë, ai pak e përdorë kur driblon. Por, s’janë të gjithë si Santi Cazorla që përdorë të dy këmbët në driblime.
Lionel Messi
Messi ka shënuar disa gola të bukur me këmbën e djathtë. Por, këmba e tij më e dobët, s’është aq efektive sa ajo e Ronaldos.
Edhe me të djathtën Messi gjuan jo keq, por në distanca të gjata duket se e përdorë vetëm për të vrapuar dhe ruajtur balansin.