Lajmet e fundit
Shtatorja e yllit të Barcelonës, Lionel Messi në Buenos Aires është thyer për herë të dytë brenda vitit.

Duket se këmbët e shtatores janë prerë, duke e lënë trupin të shpërndarë në Costanera Sur, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.
Pikërisht në janarin e këtij viti skulptura kishte pësuar dëmtime të njëjta, ku edhe pas shkatërrimit ajo u kthye ne vendin e saj muaj më pas.
Shtatorja ishte pjesë e serisë së skulpturave të heronjve të postit të Argjentinës.