Lajmet e fundit

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi beson se është ndëshkuar padrejtësisht me katër ndeshje moslojë, duke insistuar se sharjet e tij nuk i ishin drejtuar gjyqtarit anësor.
Kapiteni i Argjentinës ka protestuar për pafajësinë e tij duke thënë se ofendimet e tij ishin ndaj “ajrit”, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ylli i Barcelonës shënoi golin e fitores ndaj Kilit, por disa ditë më vonë u dënuar nga federata COMNEBOL pasi që në video u pa dhe dëgjua tek shante njërin nga referët anësorë.
“Ato që unë i thashë nuk i adresova tek asistenti, por ato i thashë për ajrin”, tha Messi në një deklaratë për gazetën La Nacion.