Lajmet e fundit
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se këtë afat kalimtar dëshiron që në Camp Nou të transferohet argjentinasi, Angel Di Maria.

Di Maria u transferua nga Real Madrid te Manchester United por që nuk arriti të tregojë veten në sezonin e parë në Preimer League.
Ai thuhet se këtë verë do të largohet nga Old Trafford, por bashklojtari i tij në kombëtare ka shprehur dëshirën që sezonin e ri të luajnë së bashku edhe te Barcelona.
Ditëve të fundit ka pasur raportime se edhe vet klubi katalonas ka shprehur dëshirën për ta blerë Di Marian kësaj vere.