Carlos Tevez e Lionel Messi për momentin kanë dy qëllime: fitoren në Champions League dhe Copa America. Vetëm njëri nga ta mund ti fitoj të dyja. Megjithëse ata mund të mos jenë miq, armiq nuk janë.
Edhe Barcelona edhe Juventus, yjet e skuadrave i kanë argjentias. Dhe në pak javë ata do të kenë një kundërshtar të përbashkët: Kilin.
Që prej ardhjes të Alejandro Sabella, Tevez nuk është se ka pasur hapësirën e nevojshme për të treguar veten, pasi selektori ekipin e ndërtoi rreth Messi.
Lidhur me këtë çështje, gazetat në Argjentinë patën shkruar se ka një mosmarrëveshje që vazhdon mes dy yjeve, por Tevez i pati mohuar të gjitha. Me fjalë tjera, ata kurrë nuk kanë qenë miq, megjithëse kanë raport të rëndësishëm brenda kombëtares.
Megjithatë, kthimi i rolit të Tevez në seleksionin argjenitas ka bërë që të relaksohen raportet mes këtyre dyve. Copa America do ti bëj bashkë sërish, por fillimisht ata do të përballen në Berlin, për kurorën e Mbretit të Evropës.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.