Lajmet e fundit

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka thënë se më e mira për Lionel Messi është që të qëndrojë në Barcelonë deri në fund të karrierës së tij. Ai ka thënë se argjentinasi duhet që të nënshkruajë kontratën e re.
E ardhmja e Messi ka qenë subjekt i diskutimin në Barca, pasi që ende nuk kanë konfirmuar renovimin e kontratës së re. Ajo e tanishmja përfundon në fund të sezonit, përcjellë Klan Kosova.
“Nuk jemi të sigurt (nëse ka nënshkruar) ashtu si presidenti i klubit ka thënë” ka thënë ai.
“Për mua është e kryer. Leo Messi ka nevojë për Barcelonës dhe veçanërisht Barcelona ka nevojë për Messi”.
“Do të ishte mirë për Barcën që Messi të qëndrojë aty deri në fund të karrierës”, është shprehur Xavi.