Lajmet e fundit

Lionel Messi pritet që ta ripërtërijë kontratën me Barcelonën deri më 2023, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.
Ylli i Argjentinës mund të ketë luajtur diku tjetër sezonin tjetër, mirëpo klauzola që e lejon të largohet nga “Camp Nou” tashmë ka skaduar.
Kontrata e tij aktuale parasheh që Messi të rrijë te katalunasit deri më 2021, mirëpo tani pritet që gjashtë herë Topi i Artë, të nënshkruajë marrëveshje të re që do ta mbajë atë te Barcelona deri më 2023, mirëpo me mundësinë e largimit kurdo që ai të dëshirojë.