Lajmet e fundit
Asi argjentinas synon që të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj ish trajnerit të tij, tash shef i pankinës së Citizens, Pep Guardiola.

Lionel Messi synon që të kthehet në fushë për përballjen e Barcelonës me Manchester City.
Mjekët kanë përcaktuar kohën e nevojshme të rikuperimit prej 3 javësh, që përmbushen një ditë para këtij takimi.
Messi do të humbasë me siguri të tre ndeshjet e ardhshme të Barcelonës, përballë Sporting Gijon, Borussia Moenchangladbach dhe Celta Vigo.
Futbollisti nuk do të luajë edhe në ndeshjet e Argjentinës me Perunë dhe Paraguajin.
Vetë Messi deklaroi nëpërmjet një postimi ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese.