Lajmet e fundit
Ylli i Barcelonës ishte shumë i përfolur në mediat lokale pas dështimit të tij në Copa America, të cilat patën sugjeruar se ai mund të pensionohet nga kombëtarja.

Lionel Messi ka kundështuar raportet e mediave të cilat e patën përfolur një largim të mundshëm të tij nga kombëtarja, pas dështimit në Copa America.
Ylli i Barcelonës ishte përballur me kritika të mëdha nga disa media lokale pas dështimit të kombëtares ‘albiceleste’ në Copa America, duke u mposhtur me penalti nga Kili në finale.
“Unë kurrë s’kam thënë se s’do të luaj më për kombëtaren”, tha Messi.
“Mediat s’mund të më bëjnë gjë tjetër nga ajo që kanë bërë”.
“Jam mësuar të përballem me gjëra të tilla. Tani kemi miqësoret dhe derisa i duhem trajnerit, unë këtu do të jem”.