Lajmet e fundit

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi konsideron që Real Madrid do të jetë më pak i mirë pas shitjes së Cristiano Ronaldo.
Por që argjentinasi pranon që Juventus është bërë favorit më i qartë për Champions League.
“Real Madrid është një prej ekipeve më të mira në botë dhe ata kanë një skuadër të jashtëzakonshme. Është evidente që mungesa e Ronaldo i bënë ata më pak të mirë dhe Juventus e bën favorit në Champions League”, ka thënë Messi, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
“Nuk e imagjinoja që ai do të linte Real për Juventus. Jam i befasuar me vendimin e tij. Ka pasur shumë ekipe që e kanë kërkuar. Megjithëse jam i befasuar, ai ka shkuar në një ekip të mirë”.