Lajmet e fundit

Lionel Messi mbrëmë shënoi dy gola në El Classico ndaj Real Madridit, përfshirë këtu edhe golin e fitores në sekondat e vdekur të ndeshjes.
Gazetat më prestigjioze të sportit në botë nuk kursyen fjalët më të mira për të, duke tentuar ta përshkruajnë madhështinë e tij në natën e mbrëmshme.
Më poshtë keni titujt e disa gazetave:
Marca:
“Messi vendos: Ka Ligë”
El Mundo Deportivo:
“Ekstazë!”
L’Esportiu
“Kujtomani emrin!”
AS:
“Spektakli më i madh në botë”
Lider:
“Messi i vret!’
L’Equippe:
“Messi shokon Realin”