Lajmet e fundit

Barcelona beson fuqishëm se superylli Lionel Messi do të mbetet në këtë klub deri në fund të karrierës së tij.
Kështu ka deklaruar Josep Maria Bartomeu, pas spekulimeve se kanë ngecur bisedimet për kontratën e re të argjentinasit.
“Jemi të bindur se Messi do të përfundojë karrierën këtu. Kjo ka për të ndodhur”.
“Ai është lideri ynë dhe ne jemi tejet të relaksuar rreth renovimit”, ka thënë Bartomeu.
Bartomeu ka thënë se Messi është futbollisti që iu ka sjell tërë sukseset në vitet e fundit./Klan Kosova/