Lajmet e fundit
Argjentinasi ka lavdëruar shumë bashkëlojtarin e tij të ardhmen e të cilit thotë se mund t’a di vetëm ai.

Lionel Messi ka thënë se Pedro e ka merituar të shënojë golin e fitores së Superkupës së Europës pasi kontributi i tij për skuadrën gjithë këto vite ka qenë shumë i madh.
Anësori shfrytëzoi një devijim të topit pas gjuajtes së Messit dhe shënoi golin e fitores për Barën, vetëm pak orë pasi sekretari i klubit, Robert Fernandez, tha se lojtari do që të largohet.
Pedro, në anën tjetër insiston se nuk mendon të largohet.
Megjithatë, Messi thotë se ishte i lumtur që e pa spanjollin në atë nivel të martën mbrëma.
“Ai e ka merituar këtë gjë, për gjithçka ka bërë për klubin”.
“Nuk e di se çka do të ndodhë me të, është vendim personal i tij”.
“Por, çkado që të vendosë, ai e ka të merituar”.