Lajmet e fundit

Heroi i El Classicos, Lionel Messi, në një postim në llogarinë e tij personale në Facebook ka shkruar për qëllimet e Barcelonës para dhe pas ndeshjes me Real Madridin, duke bërë të ditur që Barcelona është ende në garë për titull.
“Ne shkuam në Bernabeu duke synuar fitoren që ta mbajmë veten në garë për titullin e La Ligës”.
”Ka ende shumë rrugëtim, por ne mbetëm me gëzimin që bëmë një hap të rëndësishëm”, përfundoi Messi.
Tani Barcelona dhe Real Madrid kanë nga 75 pikë, pesë javë para fundit të kampionatit, por madrilenët kanë një lojë më pak të zhvilluar.