Lajmet e fundit

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se nuk e konsideron Lionel Messin si një kriminel, pavarësisht se ai është gjetur fajtor për shmangie tatimi, shkruan Goal.com.
Yllit të Barcelonës i është shqiptuar një gjobë prej dy milionë euro dhe 21 muaj burgim.
“Kam folur edhe më herët për rastin e Messi.”
“Nuk e konsideroj Messin kriminel dhe jam i lumtur se vazhdojmë që të qëndrojmë në La Liga.”
“Ende ka mundësi për një lojtar dhe ne kemi ende për të pritur për një vendim final”, ka thënë Tebas, transmeton Klan Kosova.