Lajmet e fundit

Mjeku i ekipit të Barcelonës, Homero de Agostino, është shprehur se Liones Messi, rrezikon të humbas prapë magjinë e tij nëse ai luan në El Clasico kundër Real Madridit.
Messi ka qenë jashtë fushe që prej lëndimit të ligamenteve në gju në ndeshjen në La Liga ndaj Las Palmas më 26 shtator.
Kishte shpresa që Messi do të shërohej tërësisht në ndeshjen e 21 nëntorit kundër Realit në Santiago Bernabeu.
Por të gjitha shpresat i shuajti mjeku i ekipit argjentinas duke thënë se nëse ai do të jetë në këtë ndeshje rrezikon që të lëndohet më shumë.
“Nuk mendojë që ai është i gatshëm që të luaj në El Clasico”, u shpreh de Agostino.